Supermodelja e famshme Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Mailk do të bëhen prindër dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim rreth këtij lajmi.
Ylli i pasarelave është në javën e 20-të të pritjes së ëmbël dhe për herë të parë ky lajm është konfirmuar edhe nga nëna e Gigi-t Yolanda Hadid e cila ështê shrehur shumë e emocionuar që në shtator do të bëhet gjyshe.
Zonja Yolanda, konfirmoi lajmin në një intervistë për emisionin hollandez RTL Boulevard.
“Jam akoma e habitur që sekreti ynë përfundoi në shtyp. Sigurisht jemi të emocionuar. Jam shumë e lumtur që do të bëhem gjyshe në shtator, sidomos tani që humba nënën time. Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë, një tjetër na bashkohet. Ndihemi të bekuar.”- është shprehur Hadid.