KreuCelebrity

Dasma u shty, por Jennifer Lopez do të ishte martuar shumë afër nesh!

Koronavirusi u bë shkas që Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez t`I shtynin për ca kohë planet e tyre të dasmës.

Që kur Alex i propozoi aktores dhë këngëtares së famshme në ishujt Bahamas marsin e vitit të kaluar, të gjithë mezi prisnin të shihnin ceremoninë e tyre të martesës, që padyshim, do të ishte madhështore.

Megjithatë, pandemia I ka “ngrirë” planet e tyre të afërta për ta kurorëzuar në këtë mënyrë dashurinë e vet. Dasma ishte menduar të ndodhte në fund të verës në Itali.

Jennifer 50 vjec, dhe ish lojtari 44 vjecar i bejsbollit e kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2017. Lopez megjithatë e cila ka qenë e martuar tre herë, e ka treguar në disa raste se nuk e ka me nxitim shumë të madh të lidhë kurorë sërish.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF