Mëngjesi i hershëm i kësaj të diele ka qenë tejet emocionues për kantautorin Klevis Bega dhe partneren e tij Sara, sepse pikërisht në orën 04:55 dyshja mirëpriti djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Dante.
Ka qenë vetë Kastro që ka ndarê lajmin e gëzueshëm me ndjekêsit e tij në instagram, ku përbri fotos së të porsalindur, i emocionuar babi Kastro shkruan:
“Sot në orën 04:55 erdhi në jetë biri im, Dante Bega shëndoshë e mirë. Faleminderit shpirt Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një falenderim i madh për mjekët e maternitetit Koço Glozheni për çdo gjë që bënë. Një bekim i madh në jetën time. Mbarêsi për të gjithë ju”
Dante është fëmija i tretë për Kastron, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë Dankan dhe Nia nga dy martesat e mëparshme.
l
I urojmë Dantes mirëseardhjen në këtë botë!