KreuCelebrity

Cudira pafund: modelja i shkruan letër dashurie trupit të vet!

Modelja Ashley James duket shumë krenare për trupin e saj plot forma. Aq shumë, sa ka vendosur t`i shkruajë një “letër dashurie”, e cila është frymëzuar nga reagimet që pasuan dobësimin e skajshëm të Adele.

“ Ky trup me ka zgjedhur mua, për të vrapuar nëpër maratona dhe për t’i mbijetuar infektimeve”, ka shkruar ajo duke treguar se për këtë është mirënjohëse. Ish ylli i Made In Chelsea tregoi “ asetet” e veta në një pale bikini të kuqe, ndërsa shkruan se “ kishte pasur shumë mesazhe, kryesisht nga vajza, që ndiheshin keq me veten e tyre sidomos pas humbjes së bujshme të peshës nga Adele”.

“ Do të vijë një kohë kur do të hedhim vështrimin prapa e do të donim që të ishim shqetësuar më pak për mënyrën sesi dukeshim”, ka shkruar Ashley.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF