KreuCelebrity

Si në përralla: Tara dhe Kaia marrin dhuratën e ëndrrave nga Teuta dhe Adonisi!

Familja e aktores kosovare Teuta Krasniqi ka zgjedhur t’i kalojë ditët e izolimit në shtëpinë e tyre tê pushimit në Brezovicë, ku Teuta, Adonisi dhe dy vajzat Tara dhe Kaia janë vendosur që prej nisjes së situatës së Covid-19 në Kosovë.

Për t’ua bërë sa më të këndshme ditët e izolimit dy vogēlusheve të familjes, aktorja dhe trajneri i fitnesit kanë menduar t’u bëjnë të voglave një dhuratë ëndrrash, për të cilën duket se kanë punuar prej ditësh.

Cili prej nesh nuk e ka ëndërruar njē shtëpi të vogël prej druri, tek e cila të mund të ‘arratiseshim’ vetëm apo me mikeshat tona të vogla, për të bërë lojërat tona?!

Pikërisht një dhuratë të tillë ka menduar aktorja Krasniqi për dy vajzat e saj, dhe me të mbaruar projekti i bukur ajo e ka ndarë dhuratën e të bijave përmes fotosh në rrjetin social instagram.

Në mes të gjelbërimit e pemëve të shumta të zonës turistike të Brezovicës, tashmë ndodhet edhe një ‘karantinë e vogël përrallash’ prej druri, ajo e Tarës dhe Kaias. Vogëlushet e shtëpisë do të kenë edhe pishinën e tyre personale e cila ka plotësuar më së miri interiorin e një shtëpie ëndrrash!

Teuta Krasniqi ka dy vajza Tara 10 vjeçare që e ka nga martesa me këngëtarin Blero Muharremi, dhe Kaia 4 vjeçare nga martesa me trajnerin e fitnesit Adonis Morina, me të cilin është martuar prej 5 vitesh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF