Dielli i së shtunës ishte një ftesë joshëse për të prekur valët e detit… E veccanërisht ai Jon mbetet tundimi më i madh i shqiptarëve. Aq më tepër në këtë periudhë, kur pas mbi dy muajsh izolim dëshirimi i tij bëhet i kalon përmasat e së zakonshmes….
E teksa kufizimet e orareve, lëvizjeve ndërqytetase për shkak të coronavirusit COVID 19 nga ana e shtetit shqiptar vijojnë, për disa thyerja e rregullave ka qenë jo vetëm e thjeshtë, por edhe sfiduese…
Kështu rrjeti social Instagram u ndez këtë fundjavë nga bikinit e bukurosheve të ekranit, të cilat lanë coronavirusin në Tiranë dhe u zhvendosën në Dhërmi e Palasë për të shijuar rrezet e para të diellit, detin e adhurueshëm dhe për të ndarë mandej pozat, që sfilitën gjithë njerëzit, që e shohin botën përmes ekranit të telefonit!
Mëkataret e ëmbla, moderatoret Lei Kraja, Xhesi Muccaj dhe Brikena Prifti freskuan instagramet e tyre me imazhet e reja dhe panoramat fantastike, ndërsa ndezën zilinë e gjithë kryeqytetasve, që fundjavën e shijuan në oborrin e shtëpive e pallateve të tyre…!–