KreuCelebrity

Blu apo rozë? Zbulohet gjinia e bebushit të Arbanës dhe Eduartit!

Pak ditë më parë në datën e ditëlindjes së tyre (7 maj) Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ndanë me publikun lajmin e bukur se së shpejti ata do të bëhen prindër.

I pyetur këtë të dielë në programin “E diell”, regjisori Grishaj u shpreh se çifti ende nuk e dinë gjininë e bebit, por duket se disa miq të dyshes kanë nxjerrë sekretin e ‘fjogos rozë, apo fjongos blu’.

Sipas ‘Story’ burime pranë moderatores dhe regjisorit kanë bërë me dije se mami Arbana dhe babi Eduarti janë në pritje të një djali. Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë nëse çifti do të tregojnë vetë gjininë e bebushit, apo do të preferojnë ta ruajnë sekret deri sa të vijë në jetë.

Ky do të jetë fëmija i dytë pêr Arbana Osmanin, pas djalit Jon që ka nga martesa me ish-bashkëshortin, ndërsa për Eduart Grishaj do të jetë bekimi i parë.

Sakaq moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ndryshe nga shtatzënia e parë që preferoi të shkëputej krejtësisht nga ekrani, për ta shijuar privatisht pritjen e ëmbël, kësaj here Arbana ka preferuar të vijojë me programin e saj dhe sa bukur që do të shohim si rrallêherë një moderatore shtatzënë në ekran.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF