KreuCelebrity

Në mungesë të Festivalit të Kanës; ndiqni momentet më të bukura të 73 edicioneve!

Kanë 2020 nuk do të jeyë këtë vit. Ose më saktë, Festivali i Kanës 2020, i planifikuar për 12-23 maj, është shtyrë. Shkaku tashmë dihet dhe ai mban emrin koronavirus.

Asnjë yll në Croisette, asnjë premierë, asnjë polemikë, asnjë pamje mahnitëse parakalimi në tapetin e kuq dhe asnjë thashethem nuk do të kemi mundësi të ndjekim këtë vit.

Në Kanë, shumë gjëra ndodhin gjithmonë çdo vit. 12 ditët e festivalit bëjnë vemendja e gjithë botës të fokusohet në Rivierën Franceze, aty ku zbarkojnë yjet e A listës botërore të kinematografisë.

Teksa ende nuk është marrë një vendim se si do të mund të përshtatej edicioni i 73-të i Festivalit të Kanës, me situatën e Covid-19, ajo çfarë është e sigurt është fakti se të paktën për këtë vit, nuk do të kemi mundësi të ndjekim asnjë parakalim në tapetin e kuq.


Në mungesë të evenimentit të rëndësishëm të filmit botëror, ne ju sjellim disa prej momenteve ikonike të Festivalit të Kanës ndër vite!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF