KreuCelebrity

Zgjidhet fituesi i Eurovizion 2020; ja si u rendit Shqipëria!

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 gara e rëndësishme e këngës europiane, u zhvillua këtë vit ndryshe nga çdo edicion tjetër nëpërmjet ‘livestream’, ku edhe u shpall fituesi i Eurosong 2020.

Trofeun e këtij edicioni e rrëmbeu grupi përfaqësues i shtetit të Islandës “Daði og Gagnamagnið”, me këngën “Think about things”.

Shqipëria e cila përfaqēsohej nga këngëtarja Arilena Ara, ndonëse arriti të futej në finale, u rendit në vend të fundit të listës së finalistëve, pasi arriti të mbledhë vetēm 63 pikë.

Kēnga që përfaqësonte vendin tonë titullohej ‘Fall from the sky’.

Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF