KreuCelebrity

Pas 5 muajsh, lë qelinë ‘Zogu i Tiranës’!

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Personazhi i njohur i ekranit ka lënë qelinë ditën e djeshme dhe do të vijojë masën e arrestit nga shtëpia!

Nikaj u arrestua më 24 nëntor 2019, dhe akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.


I riu u kap bashkë me biznesmenin nga Mamurrasi A.Gjini dhe një vajzë me iniciale D.N., në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Nikaj akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe ndërmjetësim mes vajzave dhe klientëve, në qendrat estetike dhe lokalet e natës.

Ai dyshohet mundësonte seks në grup dhe shërbim eskortë, por vazhdimisht ka mohuar akuzat duke thënë se gjithçka bëhej me dëshirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF