Rrudha, qeska poshtë syve,rrathe te erret, lamtumirë: masazhi Gua Sha me origjinë nga Kina, thuhet se bën mrekulli. Ai realizohet me gurë dhe rikthen mjekësinë popullore në mënyrë që kujdesja për lëkurën të jetë natyrale.
Dhe duket te famshmeve u pëlqen shumë. Supër e klikuar në Instagram, kjo teknikë po përhapet me shpejtësi, sidomos tani në kohë karantine kur femrat nuk kanë pasur mundësinë të kryenin trajtimet e përhershme.
Arsyeja e një suksesi të tillë, është e thjeshtë: aplikim I lehtë, buxhet I reduktuar, efikasitet I madh. Gua Sha vjen duket që nga koha e dinastisë Tang ( 600 vjet përpara Krishtit). Konsiderohet një masazh kundër shenjave të moshës: gurët e përdorur stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik në nivel të thellë, të aftë të eleminojnë enjtjet dhe te shtrijnë lëkurën në mënyrë të natyrshme.
Ky stimulim arrin të forcojë dhe muskujt e fytyrës, duke e bërë atë më elastike e të ngjeshur, duke i modeluar linjat e duke I dhënë shkëlqim.



















