KreuCelebrity

Nënë për herë të parë: Olta Gixhari në pritje të ëmbël!

Prej disa muajsh aktorja seksi e kinemasë dhe teatrit shqiptar po jeton një histori të bukur dashurie.

Olta Gixhari dhe partneri, identitetin e të cilit aktorja nuk ka preferuar ta bëjë publik duket se po e kalojnë lidhjen e tyre në një tjetër stad, pasi së shpejti dyshja do të bëhen prindër.

Sipas ‘revistawho’ biondja seksi është në pritje të ëmbël dhe sapo ka kaluar tremestrin e parë të shtatzënisë.

Aktualisht Gixhari dhe partneri i saj po kalojnë periudhën e karantiminit në Spanjë dhe ende nuk dihet nëse mami në pritje do të kthehet të kalojë pritjen e ëmbël në Shqipëri, apo do të vijojë të qëndrojë në Spanjē.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF