Moderatori Bledi Strakosha ka treguar më shumë rreth vetes së tij dhe marrëdhënieve dashurore në jetën e tij sentimentale, i ftuar në programin ‘Glamour Zone’.
Duket se Strakosha ka një qasje personale sa i përket sjelljes në çift, dhe duket se moderatori e ka pëlqen lidhjet e hapura, sipas të cilave secili partner ka të drejtë të ketë raporte intime edhe me të tjerë.
“Unë jam natyrë poligame. Unë nuk rri dot për një kohë të gjatë në një lidhje, ose rri në një lidhje, por që të kem edhe lidhje të tjera. Këtë e kam si marrëveshje, si një gjë të hapur, nuk e bëj fshehurazi. Emocionalisht kam një lloj qëndrueshmërie, fizikisht e kam të vështirë të jem natyrë besnike.”- sqaroi Bledi gjatë intervistës mënyrën se si ai e krijon një lidhje dashurie.
Aktualisht moderatori pranoi se është në një lidhje, por që për momentin nuk e konsideron ende marrëdhënie nga e cila mund të vijnë apo pret plane të mëdha.



















