Osman Shaptafaj, shqiptari që tronditi Australinë dhe jo vetëm me vrasjen e vajzës së tij, Linditës dhe dhëndrit, Veton Musai, Melbourne, fundin e dhjetorit 2019, pretendoi pafajësinë përpara gjykatësi. 55 vjecari ka kërkuar t`I justifikojë veprimet e veta me pretendimin se kishte gjoja “ probleme mendore”.
Seanca dëgjimorë në Gjykatën Supreme u la të zhvillohej në 29 maj. Ngjarja ë rëndë ndodhi mbrëmjen e Vitit të Ri. Kur cifti po kthehej në shtëpi pas një feste, Shaptafaj I ka goditur me armë zjarri nga prapa shpinës në hyrje të banesës.
Lindita 25 vjecare ndërroi jetë në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjec, vdiq pak më vonë në spital. Shaptafaj, ishte ndarë nga gruaja rreth 8 vite më parë dhe jetonte vetëm 5 km larg çiftit të sapomartuar. Të afërm thonë se vajza nuk kishte një marrëdhënie të mirë me të atin, madje druhej prej tij, dhe thjesht kërkonte ta shmangte e të bënte një jetë të qetë me të shoqin.
Miqtë e tyre I konsideronin të dy ata si “ciftin perfekt”.