Moderatorja Sonila Meço ka marrë gjobë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dhe shkak u bë fakti që ka shkelur rregulat e pandemisë duke ftuar më shumë se një person në studion e emisionit Tempora.
Meco reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke deklaruar se edhe qeveria vetë ka shkelur ligjin me mbylljen e shqiptarëve deri në 23 qershor. “Qeveri që ka shtyrë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore deri në datë 23 qershor, mbi 30 ditë në mënyrë antikushtetuese. Unë kam shkelur rregullin me një njeri për tre orë, qeveria me të gjithë shqiptarët për 30 ditë. Gjobë, ndërsa bëjmë detyrën për të informuar publikun edhe mbi masat jo ligjore dhe antikushtetuese të autoriteteve. P.sh a ka mundësi të na shpjegojë qeveria mbi çfarë argumentimi shkencor ka vendosur të ketë vetëm dy persona në studio televizive? Megjithëse në respektim të distancave dhe masave mbrojtëse? Kur në institucione brenda një zyre shumë herë më të vogël gjenden më shumë se dy persona? Në parukeri, fasoneri, dyqane e qendra tregtare?”, ka shkruar ajo në Facebook. Dhe nuk e la me kaq, por e vazhdoi reagimin e saj edhe në Instagram, ku I dërgon kryeministrit disa pyetje.
“Në mungesë të një përgjigjeje për ftesën në studio, pas përsëritjes së ftesës publike në program dhe nga pamundësia e hapjes së linkut të programit nëpërmjet Facebook-ut” thotë Sonila, “, Tempora i dërgoi këto pyetje kryeministrit: