KreuCelebrity

E papritur, princesha ndërron jetë në moshën 31 vjecare!

Princesha e Austrisë, Maria Galitzine ( Singh) eshte shuar në mënyrë të papritur në moshën 31-vjeçare. Mësohet se shkaku i ndarjes së saj nga jeta në një mënyrë kaq të beftë e tragjike ka qenë një aneurizëm kardiak.

Maria ishte vajza e Princit Piotr Galitzine dhe Princeshës Maria-Anna Galitzine. Vetëm pak ditë e ndanin atë nga ditëlindja e vet e 32-të. Pasardhësja e Perandorit Charles të Austrisë lindi në Luksemburg, por kur ishte 5 vjec, familja u zhvendos në Moskë ku ajo kreu dhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Kolegjin e Artit dhe Dizjanit në Belgjikë. Edhe pse me gjak mbretëror, Maria preferonte jetën e thjeshtë. Ajo ishte martuar me shefin e kuzhinës, Rishi Singh dhe ishte nënë e një djali 2 vjec, Maxim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF