KreuCelebrity

U kërkua mbyllja e RTV Orës, reagon AMA!

Masat e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ndaj Rtv Ora, me gjobë dhe vendim për mbyllje, shkaktuan reagime të ashpra. Presidenti Ilir Meta u shpreh se Presidenti shprehet se dy gjobat e vendosura ndaj kësaj media janë shpropocionale dhe përbëjnë një kërcënim për fjalën e lirë. Këshilli Shqiptar i Medias e quajti një akt të paprecendent, duke përmendur këtu dhe gjobat shumë të mëdha (20 milionë lekë) në një kohë vështirësie ekonomike për gazetarinë. Lëvizja e ISHSH-së erdhi me argumentin ka pasur më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, në një kohë kur masat kundër pandemisë nuk e lejojnë.

Në mesin e valës së indinjatës ndërkohë, AMA dolie me një deklaratë për shtyp ku thotë thotë se nga ana e saj dhe ISHSH nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni por vetëm vërejtje ndaj Rtv Ora. Autoriteti i Mediave Audiovizive kishte bërë ndërkohë dhe një gabim.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19” thuhet në njoftimin e AMA-s. Cështja është se në 14 shkurt në Shqipëri nuk ka pasur epidemi, pasi zyrtarisht rastin I parë me Covid-19 u shënua në 8 mars. Pak minuta më vonë pas këtij njoftimi, AMA e korrigjoi daten 14.02.2020 me datën 14.05.2020, shkruhet në uebsitin e Rtv Ora.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF