KreuCelebrity

Vaksina në SHBA funksionon; rezultate pozitive pas testimit tek njeriu!

Firma amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi se rezultatet e para të eksperimentimit të saj mbi vaksinën e mundshme të koronavirusit kanë qenë “pozitive”.

“Faza 1” e testeve klinike tregoi se personat që iu nënshtruan eksperimentit zhvilluan antitrupa në një mënyrë të ngjashme me pacientët Covid-19, të cilët janë shëruar prej sëmundjes”, thuhet në një deklarate të saj.

Kompania raportoi se në tetë pacientë, të ndjekur për një muaj e gjysmë, vaksina me dozë të ulët dhe të mesme shkaktoi nivele të antitrupave specifikë në gjak të cilat janë të ngjashme ose më të larta se ato që gjenden te pacientët e kuruar. Plazma e pasur me antitrupa të dhuruar nga pacientët e shëruar po testohet veçmas për të përcaktuar nëse është një terapi efektive për Covid-19.

Vaksina deri tani është toleruar mirë, me përjashtim të ndonjë skuqjeje në vendin e injektimit tek disa pacientë si dhe simptoma sistemike ( lodhje e dhimbje muskujsh),  në tre pacientë të trajtuar me dozën më të lartë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF