KreuCelebrity

Pipero i kthen reston Arbanës; surprizë në zyrën e moderatores nga doktori!

Këtë të shtunë në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’, doktori Pëllumb Pipero ishte i ftuari special që u surpziua dhe emocionua jo pak nga prania e të vëllait të studio; komentet pozitive të publikut të thjeshtë për doktorin si dhe nga video surprizë e mbesës së tij me të cilën Pipero ka treguar edhe më herët që është shumë i lidhur.

Nuk ka vonuar shumë dhe mjeku që është kthyer në tejet popullor së fundmi, ka dashur t’i kthejë reston moderatores së programit, duke i dërguar një buqetë të madhe me lule të bardha në shenjë falenderimi për emocionet e bukura të së shtunës mbrëma.

Në zyrën e Arbanës këtë mëngjes postieri ka dërguar buqetën me lule me një pusullë shkruar ngë Pëllumb Pipero.

‘Arbana shumë mirënjohje! Doktor Pipero’; shkruhet në pusullën e vendosur tek lulet e bardha.

Osmani e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë surprizë të këndshme që rezervoi mëngjesi i së martës për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF