Biznesmeni Elton Ilirjani që prej kohësh e ka treguar hapur orientimin e tij seksual, ka bërë një deklaratë tejet të guximshme ku kësaj here ka përfshirë edhe politikanët shqiptarë.
I ftuar (virtualisht) në programin ‘Ftesë në 5’ nēpërmjet Skype, nga New York biznesmeni, sqaroi arsyen e publikimit tê fotos nudo pak javë më parë, ku sipas tij e gjithe ishte për provokim. Ilirjani u shpreh se pas asaj foto ka patur shumë ngacmime, madje edhe nga deputetë.
“Janë 25 gay në atë parlament (i referohet atij të vendit tonë). Mos hiqen hipokritë. Të mos na ndëshkojnë mua Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe ata të dalin si minj. Ato paguhen 25 dollarë nga të huajt, janë prostituta. Kjo është një çështje që na prek të gjithë komunitetin. Ku një ish-ministër thotë se ai është BQ se vendosi flamurin e komunitetit në bashki, kjo është budallik. Jo nuk kam votuar kurrë do të vij të votoj kundër këtyre fundërrinave. Ai është ish ministër i rendit, të më ngrihen kuksianët të më vrasin dhe tropojanët sepse i bëjnë thirrje bajraktarët e tyre?”, u shpreh Eltoni.



















