KreuCelebrity

Kate dhe William ndryshojnë emrin e llogarisë në Instagram dhe Twitter!

Fansat janë shumë të lumtur që Princ Ëilliam dhe bashkëshortja  e tij Kate ndryshuan emrin e llogarisë së tyre në Instagram dhe Twitter.

Çiftin e dashur të familjes mbretërore britanike tani mund ta gjeni në rrjete sociale me emrin ‘Duke and Duchess of Cambridge’, nga @Kensingtonroyal që e kishin më parë.

Ndjekësit e dyshes janë shprehur shumë të lumtur nga ky ndryshim, pasi sipas tyre me emrin e ri të llogarive, ata i kanë dhënë një prekje personale rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale të William dhe Kate janë aktivizuar për herë të parë në vitin 2014, por fillimisht llogaria ishte e përbashkët me Meghan dhe Harry, deri kur Duka dhe Dukesha e Susexx vendosën të kenë instagramin  e tyre personal në vitin 2018, pak kohë pas dasmës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF