KreuCelebrity

“Askush s’të ndihmon dot”; Princ William prek me rrëfimin për humbjen e nënës!

Në gusht të këtij viti, princesha e ndjerë Diana mbush plot 23 vite që është ndarë nga jeta.

Por ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, boshllëku që ka lënë mungesa e saj tek familjarët, më së shumti tek dy djemtë William dhe Harry është e vështirë që të mbushet.

Së fundmi, djali i madh i princeshës më të dashur të botës, ka bërë një rrëfim të ndjerë sa i përket prindërimit dhe humbjes së nënës së tij.

Gjatë një dokumentari të ri për BBC, trashëgimtari i fronit britanik ceku momente të bukura e të dhimbshme të jetës së tij, duke shpjeguar se si ndikojnë këto përjetime në shëndetin mendor.

“Të kesh fëmijë është momenti më i madh që ndryshon jetën! Mendoj që kur ke kaluar diçka traumatike në jetë si përshembull; babai yt nuk është aty pranë, nëna ka vdekur kur ti ke qenë i ri, gjithë emocionet të kthehen me fuqinë e erës sepse është një fazë e vështirë e jetës ku askush s’të ndihmon dot për t’ja dalë. Pastaj, kur ata erdhën gjërat ndryshuan. Eshtë padyshim një nga momentet më të bukura dhe më të frikshme në jetën time”; u shpreh William

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF