KreuCelebrity

U tha që u ndanë, bashkëshorti i bën modeles shqiptare urimin romantik për ditëlindje!

Në momentet e vështira, ajo iu gjend në krah, dhe ai nuk e harron. Një ditë më parë, Angela Martini festoi ditëlindjen, dhe bashkëshorti  Dragos Savulescu nuk u kursye në mesazhet e adhurimit për të, duke treguar kështu se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë, edhe pse pati fjalë për ndarje.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, të cilën e quaj gruan time. Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund. Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime. Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, ka shkruar ai.

 

 

Happy Birthday to the amazing illyrian albanian Queen called my wife!!! ?? In the last year, I saw an honor and strength in you that I didn’t see in 1000 men all together! I saw the real Besa!! You proved to me and to everyone your love that is out of this world and your loyalty that is beyond! You helped me fight and win against a whole system of injustice!! When everyone wanted to see me down, you drag me up, so I never fall!! I’m a movement by myself but I’m a FORCE when we are together!! You are my fearless gangster, soldier, warrior!!! I love how your dreamy and fairytaly mind works and gives life! I love how this morning you cried in my arms because you still didn’t find the Holy Grail! Who thinks like that ?? – Only you!! I love you with all my heart, and I am happy and grateful to call you my wife! @angela_martini

A post shared by Dragos Savulescu (@dragossavulescu) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF