Pak ditë më parë, teksa Jennifer Lopez postoi një ‘selfie’ në Instagram nga shtëpia e saj, më shumë se portreti i divës, ajo ç’ka zgjoi kureshtjen e ndjekësve ishte portreti i një burri që dallohej pas shpatullave të Lopez.
U mendua se thinjoshi që ndodhej në shtëpinë e Jennifer mund të ishte trajneri personal i saj, e megjithatë ndonëse kanë kaluar disa ditë që prej misterit të burrit në ‘selfien’ e J.Lo ylli 51 vjeçar e ka sqaruar vetë personalisht gjatë një interviste për Jimmy Fallon.
“Imagjinojeni pak skenën. Unë jam duke u ushtruar jashtë, ndërkohë që Alex po flet në ‘Zoom’. Ne s’kemi një palestër në shtëpi, por vetëm ca pesha dhe mjete të tjera dhe sigurisht pasqyrat e mia, që më duhen për provat e kërcimit. Gjithçka shihni pas meje është reflektim i tyre. Nuk e se çfarë ka qenë duke bërë, po teshtin apo po kollitet, por zotëria në fjalë po fliste me Alex-in. Ishte një djalë nga real estate që po fliste në Zoom me të”’ ka zgjidhur më në fund Lopez dilemën e burrit misterioz që kuriozojë miliona ndjekës.



















