KreuCelebrity

Në 1 qershor hapen cerdhet dhe kopshtet, masat që duhen zbatuar!

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në datë 1 qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet. Ajo kërkoi që protokollet e sigurisë që janë shpërndarë duhet të zbatohen rreptësisht:

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”, tha Manastirliu. “Nuk duhet të harrojmë që ky virus vijon të qarkullojë dhe ne duhet t’i përgjigjemi me të gjitha strukturat në gatishmëri. Kemi hyrë në javën e 12 të epidemisë me mbi 1 mijë të prekur. Tashmë edhe puna bëhet më e vështirë për të gjurmuar kontaktet, ndaj duhet të intensifikohet puna nga strukturat tona të terrenit“, shtoi ajo.

Protokolli me masat që duhen zbatuar:

Rregullat per kopshtet dhe çerdhet

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

– Cdo ditë fëmijës do i matet temperature me termometër digjital

-Dera e institucionit qëndron  e mbyllur  kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur per ajrosje.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh

-Te vendosen postera informuese.

-Te kete uje te rrjedhshem, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.

-Sanitaret te kene gjithe kohes maska dhe doreza

-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

-Drejtuesi duhet të pajisi stafin me maska doreza solucione dezifektuese.

-Nese stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF