Almeda Abazi nuk e pati problem të ndante me të gjithë recetën e saj të vjetër të bukurisë, të cilën sic tha dhe vetë tek “Rudina” e përdor që 16 vjece.
Modelja dhe aktorja shqiptare foli në emision për karatinën dhe mënyrën si e përjetoi, e aty u përmend dhe maska magjike”, e cila qenka dhe mjaft e thjeshtë për t`u përgatitur në kushtet e shtëpisë. Përbërësit gjenden lehtë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë për fytyrat e thata…
“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe. Ka shumë vite që e bëj dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim. Ka një efekt pastrues. Unë e kam fytyrën shumë të thatë, dhe gjithë kohën duhet ta hidratoj. Unë nuk e di, në fakt, nëse kjo maskë është e mirë për të gjithë, por për lëkurën time është shumë e mirë… Ka mjaltë, kos, e verdha e vezës, të bardhën e vezës e ruajmë për në fund, kafe dhe vaj ulliri. Shumë pak kanellë, ndërsa kur është lëkura shumë e ndjeshme, mos e përdorni” –u shpreh Almeda.