Një foto që ajo vetë postoi në Instagram u bë shkas që fjala të përhapej me shpejtësi. Armina Mevlanit, e cila është gjithmonë mjaft e kujdesur për formën fizike dhe pamjen e saj, barku aty i dukej “ pa i dyshimtë” .
Shumë menduan se bëhej fjalë për një shtatzani, por blogerja vetë e mohoi këtë për “Iconstyle”.“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, u shpreh ajo. Armina nuk e ka fshehur ndonjëherë faktin që dëshiron shumë të bëhet nënë, por mendon se është shpejt tani dhe impenjimet eshumta nuk do ta lejonin t`i përkushtohej plotësisht bebit, ashtu sic dëshiron.
Për Arminën ky do të ishte fëmija i parë, ndërsa partneri i vet Shkëlzen Berisha ka një vajzë e një djalë ( praktikisht dy yje) nga martesa e mëparshme!