Moderatorja Bora Zemani duket se nuk e ka problem të tregojë sesi duket pa pikë make up-I në fytyrë! Këtë e deshmoi qartë me fotot “ ujë e sapun” që postoi së fundi në Instagram, të cilat ndjekësit i kanë pëlqyer mjaft. Sipas tyre, Bora duket shumë mirë edhe kështu, e madje I kanë bërë dhe komplimenta për bukurinë natyrale të saj.
Pas ndarjes nga DJ Vin Veli, Bora po përjeton një histori dashurie me Donald Veshaj dhe duket kaq e kënaqur dhe e qetë, sa kjo rrezaton edhe në pamjen e jashtme!