Brian Lee Hitchens ishte I bindur se koronavirusi ishte vetëm një sajesë dhe e krahasonte me një grip të zakonshëm stinor. Maskat dhe distancimin social i konsideronte krejtësisht të panevojshme.
Për këtë arsye 46 vjecari shofer në shërbimin taksi Uber nuk i ndoqi rregullat e vendosura nga qeveria amerikane dhe kur u sëmur së bashku me të shoqen, nuk kërkuan menjëherë ndihmë.
Vetëm se situata u rëndua shumë, dhe atëherë deshën s`deshën telefonuan urgjencën. Analizat treguan se ishin të dy me Covid 19. E shoqja, sic tregon dhe vetë në rrjetet sociale është keq; ajo vazhdon të jetë e intubuar dhe një ditë më parë, ka filluar një mjekim të ri. “ Menduam se e kishte krijuar qeveria virusin për të na hutuar, por tani e mesuam mire se nuk është lajm i rremë”, pohoi ai për BBC.