Marrëdhëniet mes Katë Middleton dhe Meghan Markle nisën të ftohën shpejt dhe gjendja e krijuar mes tyre duket ndikoi dhe tek dy bashkëshortët. Situata u përkqesua deri në atë pikë sa Harry, i ngarkuar sigurisht prej të shoqes që nuk po ndihej e mirëpritur sic duhet ( kështu thuhet) e ankohej vec të tjerash edhe nga sulmet mediatike ( shtypi vendas sipas saj donte më shumë nusen e madhe), u nxit të merrte vendimin ekstrem të largimit. Tani mësohet se nga nisi sherri.
Sipas një reviste britanike, Tatler, Kate Middleton dhe Meghan Markle janë zënë për getat e shoqërueseve të nuses pak përpara se të niste dasma mbretërore e kësaj të fundit.
“Ishte një ditë shumë e nxehtë dhe kishte një diskutim në lidhje me shoqërueset e nuses, a duhet të vishnin geta apo jo. Kate donte që protokolli të ndiqej dhe ato t’i vishnin getat, kurse Meghan s’ishte dakord. Fotografët gjithashtu mendonin si Markle. Kate, e cila ka taktika të pagabueshme, nisi ta qortonte Meghan-in me shumë finesë duke e bërë të kuptojë se i foli keq stafit të pallatit mbretëror.”- shkruhej në artikull. Vetë Kate megjithatë I ka hedhur poshtë të tilla pretendime duke thënë se “ kjo histori përmban pasaktësira dhe keqinterpretime që nuk duhet të publikoheshin pa u konsultuar me pallatin mbretëror.” Revista megjithatë insiston se ky I fundit ishte në dijeni të artikullit që përpara publikimit dhe insiston se ata të gjithë e dinë c`ka ndodhur, por nuk flasin.