KreuCelebrity

Si u njoh me partnerin, kur do bëhet dasma, kush është AI që i vodhi zemrën? Olta Gixhari i thotë të gjitha!

 

Teksa ndodhet në Spanjë me partnerin e saj dhe bebushin që pritet të vijë së shpejti, aktorja Olta Gixhari ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur disa pyetjeve që mundojnë publikun, që prej ditës kur ajo zbuloi se është shtatzënë.

Sigurisht që kushdo do të donte të dinte cili ështëv djali që i vodhi zemrën bukuroshes së filmit dhe teatrit shqiptar, por duket se identiteti i partnerit të Oltës do të mbetet edhe për shumë kohë enigmë.

Nëpërmjet një dalje ‘live’ në llogarinë e Revista Story në Instagram, Gixhari u shpreh se babai i djalit të saj është tejet diskret dhe ndryshe nga ajo, nuk e pëlqen aspak botën e showbiz-it.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”; e mbylli ‘prezantimin’ e partnerit me publikun Olta.

Mënyra e njohjes së dyshes, ka ndodhur ashtu siç Olta nuk do ta mendonte kurrë, madje as që besonte në njohje të tilla, por dashuria asnjëherë nuk ka receta dhe biondja seksi e vërtetoi këtë fakt në lidhjen e saj.

“Jemi njohur për Krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”; tregoi më tej Gixhari.

…Dhe pasi bebushi të vijë në jetë dhe çifti ta ketë marrë pak veten nga statusi i ri, do të vijë dasma, dhe ajo do të realizohet në Spanjë, vend që me siguri është kthyer në folenë e dashurisë së Oltës dhe partnerit të saj.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF