KreuCelebrity

Fiona Rushiti fenomenale! Hidhet nga shkëmbi dhe bën akrobaci nga një super lartësi! 

Akrobacia sot ndoshta nuk është në vëmendjen maksimale të njerëzve, por ama ajo gjithëherët impresionon! E tillë është perfomanca e fundit e Fiona Rushitit, lideres së grupit “Medness Leaders”, e njohur për audiencën e gjerë si një nga konkurrentët më të fortë të “Top Talent 3” në Top Channel.

Ajo ka publikuar këtë fundjavë një video, ku performon e hedhur nga shkëmbi, në Brar të Tiranës. Performanca spektakolare, ku Fiona bën sparkatën dhe të tjera ushtrime trupore në ajër, në një lartësi tejet të konsiderueshme është thjesht mahnitëse!


Ajo vjen në vëmendje të publikut, pas të tjerave numrave mjaft të guximshëm që Fiona me shoqet e saj kanë realizur në spektakle dhe skena të ndryshme. Veçojmë këto perfomancat me zjarr, gjë për të cilën edhe shpesh identifikohen si “vajzat e zjarrit”.
Teksa sheh performancën e Fionës, të vjen keq për fokusin e munguar që ka sot akrobacia, e po aq keq, kur Fiona dhe shoqet e saj stërviten në mënyrë autodiktakte dhe janë jashtë Cirkut!

Urojmë që kjo video të shërbejë për të njohur talentin e rrallë të Fionës, e pse jo për të parë sa më shpejt emrin e saj në Posterat e shfaqjeve të Cirkut Kombëtar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF