Bes Kallaku nuk lë rast pa treguar dashurinë e tij për fshatin, të cilën duket po ia kalon edhe së bijës, Ajkës.
Besi, që qesh e luan dhe vetë me nofkën “katunari”, e kishte marrë vajzën që “ ta ndihmonte” në shkuljen e patateve nga toka, dhe vogëlushja duket qartë se po argëtohej pa masë!
Katunarja zemres!!! ❤️. @xhensilamyrtezaj
“ Katunarja zemrës”, ka shkruar ai në krah të fotos së postuar në Instagram që ka marrë me mijëra pëlqime! Në kohërat e sotme, kur fëmijët po “gozhdohen” gjithmonë e më shumë përpara ekranit të televizorit, kompjuterit apo telefonit celular, mungesa e kontaktit me natyrën, po lë gjurmë.
Sipas ekspertëve, shkëputja prej saj lë pasoja tek trupi dhe tek mendja. Ata thonë se eksperienca e fëmijës në natyrën nuk duhet parë si “aktivitet jashtëshkollor”, por si element jetik për shëndetin dhe për zhvillimin e tij.