Në ditën kur polici Derek Chauvin u arrestua dhe akuzua zyrtarisht për vdekjen e 46 vjecarit me ngjyrë George Floyd në Minneapolis, bashkëshortja e tij paraqiti kërkesën për divorc. Ish mbretëresha e bukurisë, Kellie Chauvin tha se ndihej e “shkatërruar” nga kjo cfare ndodhi dhe ajo që po kalon familja e të ndjerit.
Videoja e Chauvin që peshon me gjurin e tij mbi qafën e Floyd të shtrirë në tokë, i cili ankohet se nuk po merr dot frymë, bëri xhiron e botës. Floyd i shtrirë përtokë me duart e lidhura me pranga në shpinë po ndihej keq, por thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhër. Polici i rëndoi mbi fyt me gjurin e tij për 9 minuta, kohë përgjatë së cilës, sic thonë demonstruesit (që prej katër ditësh i “ kanë vënë flakën” qytetit), ai në fakt, mund dhe duhet ta kishte ndihmuar.
Derek dhe Kellie ishin martuar që në 2010-tën. Në murin e shtëpisë së tyre, protestues të zemëruar kishin shkruar me shkronja të mëdha: “ Këtu jeton një vrasës”!