Fiks një vit më parë aktori Gaz Paja celebroi historinë e dashurisë me të zgjedhurën e tij, bukuroshen Ira.
Teksa 12 muajt e parë si burrë dhe grua u treguan me shumë se bujar për çiftin, pasi u bekuan me bebushin Dard, aktori i Portokalli ka bërë një urim publik këtë përvjetor të parë të martesës për bashkëshorten e tij.
“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the Po. Më gëzove kur sole Dard. Të lutem vazhdo të më gëzosh dhe unë do të kujdesem për ty”; ka shkruar Gazi përbri një foto të dyshes të veshur nuse dhe dhëndër.