KreuCelebrity

“ I nxorri të palarat”, Kim dhe Kanye kërcënojnë ish truprojen!

Kim Kardashian dhe Kanye West “kanë kërcënuar me një padi prej 10 milionë dollarësh ish badyguardin e tyre Steve Stanulis me pretendimin se ka shkelur marrëveshjen e konfidencialitetit duke folur për “rregullat qesharake” që kishte vënë reperi.

Ata e pushuan truprojen vetëm me një letër me pretendimin se ka bërë “deklarata të rreme”, por zëdhënësi i këtij të fundit pretendoi se Stanulis ka qenë duke promovuar filmin e tij të ri dhe se ato që ka thënë, praktikisht ishin histori të vjetra që thjesht i ka përmendur përsëri.  Ish oficeri i policisë qe shprehur se i ishte kërkuar  të qëndronte gjithmonë 10 hapa para reperit, që kishte shumë “rregulla qesharake”.

Po kështu, ai tregoi se Kanye kishte shpërthyer në ulërima në ditën e parë kur u takuan, sepse Stanulis nuk dinte cilin buton të ashensorit të studios së tij të shtypte. Ai po kështu tha se këngëtari ishte punëdhësi më i ashpër dhe koprac që kishte pasur ndonjëherë, e kuptohet të gjitha këto, ciftit të famshëm nuk I kanë pëlqyer!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF