E kanë quajtur “ Kate Middleton” e Himalajeve. Mbretëresha e Bhutanit Jetsun Pema, që në 4 qershor mbush 30 vjec, i prezantoi botës djalin e saj të dytë, të porsaardhur në jetë, dhe fotot e reja të kësaj familjeje mbretërore, ishin të mrekullueshme!
Edhe historia e saj e dashurisë me mbretin Jigme Khesar Namgyel, është mjaft e bukur. Me 10 vite diferencë, mbreti Jigme u dashurua pas saj kur ajo ishte vetëm 17 vjec.
Asokohe nisën një lidhje të fshehtë, por Jetsun kishte plane të tjera: të shkonte në Londër për të studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare, Psikologji e Histori Arti në Regent’s College.
Jigmen nuk e pengon: ndjen se ka gjetur shpirtin binjak, edhe pse ajo është një borgjeze, dhe jo aristokrate. Në 2011-tën megjithatë ai ia bën të qartë se nuk pret dot më dhe ai pranon të lidhë kurorë.
U martuan në të njëjtin vit me Kate Middleton e William. Të paharrueshme fjalët etij në ceremony: “ Gruaja ime është një njeri I mrekullueshëm dhe I zgjuar. Ne ndajmë bashkë një dashuri të madhe si dhe pasionin për artin”, thoshte mbreti që për dashuri, bëri dhe një gjest tjetër prekës: edhe pse ligjet vendase lejojnë poligaminë, ai hoqi dorë nga ajo e drejtë duke thënë: Kam zgjedhur atë dhe për mua nuk ka njeri tjetër”!