KreuCelebrity

“E adhuroj jetën që kemi bashkë, nuk mund të”…dedikimi prekës që i bën Cindy Crawford bashkëshortit!

Në 22 vjetorin e martesës, Cindy Crawford i dedikoi një postim shumë të ndjerë në Instagram, bashkëshortit Rande Gerber. “ 22 vjet më parë shkuam në Bahamas me një grup të afërmish e miqsh për të thënë “ po, dua” e për të kremtuar gëzimin e atij premtimi. Të dua ty dhe jetën që kemi bashkë. Faleminderit që e bën me mua këtë gjënë e quajtur “ jetë”- nuk e imagjinoj dot ta bëja me dikë tjetër. Gëzuar dhe për shumë vite bashkë!”, ka shkruar ajo në krah të fotos së tyre të dasmës në 1998-tën, ku modelja dhe sipërmarrësi shihen duke prerë tortën e martesës.

Por edhe ai nga ana tjetër nuk e ka lënë pa mesazh këtë ditë, të cilët i ka dhënë pak tone humori. “ 22 vjet më parë e binda Cindy Crawford të vinte në udhëtim me mua e që prej atëherë, nuk më lëshon më”, ka shkruar Rande.

Cifti ka një djalë 20 vjec, Presley dhe vajzën modele 18 vjecare, Kaia.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF