Jonida Vokshi ka rrëfyer disa detaje më shumë nga shtatzanija e saj. Kështu ajo pohoi se kishte qenë dicka “ mes të dëshiruarës dhe rastësisë”, dhe shton se tani mezi po pret ta mbajë vajzën në duart e saj.
“Këto ditët e fundit qenka një “mezi pritje” shumë e padurueshme për ta parë, për ta mbajtur në duar e miksuar me frikën e të shkuarit gjithçka mire”, tha moderatorja për Revistën Who. Aty rrefeu se Besniku nuk është burri tipik që pret të vijë në jetë djalë fëmija i parë.
“Dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë. Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri, vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet”, tregoi ajo.