KreuCelebrity

Ku ka zë, s`është pa gjë: Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli“??

Zërat po shtohen se Agron Llakaj mund të rikthehet pas 10 vjetësh në spektaklin e humorit “Portokalli“, të cilin e themeloi dhe drejtoi për shumë vite.

Largimi i tij një dekadë më parë bëri bujë të madhe!

Nga sa pohon tani revista “ Who”, duke cituar burime brenda Top Channel, aktori i njohur i humorit është duke negocjuar me drejtorin Ben Blushi për të marrë sërish në dorë frerët e “Portokallisë”. Edhe pse regjisori Altin Basha i ka hedhur poshtë zërat që do të largohej tek “Abc News”, të njëjtat burime pretendojnë se në fakt fjalët që qarkullojnë, nuk janë të pavërteta. Tre vjet më parë, Llakaj sqaroi arsyet e vërteta të largimti të tij, duke thënë tek “Xing me Ermalin” se “Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj…Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vetë dhe me vehten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF