Vdekja e 46 vjecarit George Floyd në duart e policisë në Minneapolis është kthyer në shkëndijën e protestave më të dhunshme në SHBA që prej viteve `60.
Videoja e xhiruar nga kalimtarë të rastit, të cilit luteshin që polici ta lëshonte, tregonte efektivin e bardhë Derek Chauvin duke i peshuar me gju në qafë për gati 9 minuta, teksa ai ishte i shtrirë në tokë me duart e lidhura pas shpine.
Autopsia private e porositur nga familjarët e Floyd tregoi se pikërisht asfiksia ia kishte shkaktuar vdekjen.
Duke u vlerësuar si një veprim tejet racist, bëri që të ngritën në këmbë të gjithë përfshirë këtu edhe bashkëshorten e tij, e cila kërkoi divorc menjëherë pas këtij rasti. Krahas yjeve në botë, reagime rreth kësaj ngjarje ka pasur edhe nga personazhe të njohur shqiptare duke ndarë me fansat një fotografi të zezë, në shenjë solidarizimi me komunitetin me ngjyrë në ditën “Blackout Tuesday” me shkrimin “Black Lives Matter” (“Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”).
Ylli Limani, Dhurata Dora, Skivi, Ledri Vula, Arbenita Ismajli, Agnesa Vuthaj, Seven Saraqi, Ana Kabashi, Capital T, Era Istrefi, Blerim Destani, Vesa Luma, Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Anxhelina Hadërgjonaj, janë disa nga emrat e njohur që kanë bërë të njëjtën gjë përmes rrjeteve të tyre sociale.
Black lives matter! #blackouttuesday
#blacklivesmatter #blackouttuesday ????
BLACK LIVES MATTER #blackouttuesday #saynotoracism #sayyestolove ?



















