KreuCelebrity

Amarda Toska, mesazh sensibilizues: “ Reagoni për përdhunimet”…

Fushata “ Black lives matter” ka përfshirë pjesë të ndryshme të botës, me përcimin edhe online të  indinjatës ndaj vrasjes së 46 vjecarit George Floyd në SHBA dhe solidaritetit me ata që përjetojnë padrejtësinë. Cdokush bën sa mundet, e një sërë personazh shqiptarë zgjodhën të mos qëndrojnë indiferentë, por t`i bashkohen një lloj proteste në Instagram duke postuar foto me fushë të zezë. Një veprim i tillë ka marrë vlerësime, por edhe kritika për faktin se nuk pati reagime të ngjashme edhe për rastin flagrant të 15 vjecares së përdhunuar nga roja i shkollës. Amarda Toska reagoi përmes një postimi në Instastory duke treguar se ka dhe këtu tek ne mjaft problem të shoqërisë, mbi të cilat lipset të hidhet dritë.

“ Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit dhe mbani këtë qëndrim të drejtë, por duket më shumë si modë që ju pëlqen ta ndiqni! Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin cdo ditë në vendin tonë, për vendosjen e drejtësisë për shumë cështje të harruara etj, etj. Flm për mirëkuptimin!”, ishte mesazhi i Amit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF