KreuCelebrity

Të hënën nis ‘Proçesi sportiv’, por pa Ilda Bejlerin!

Duket se nuk ka përfunduar as një sezon gazetarja sportive Ilda Bejleri në programin Proçesi Sportiv, dhe arsyeja ende nuk dihet.

Pas tre muajsh shkëputje për shkak të pandemisë, programi kushtuar sportit në Top Channel do të nisë transmetimin duke filluar nga kjo e hënë (8 qershor), por ajo çfarë bëri përshtypje në promon prezantuese ishte mungesa e moderatores Ilda Bejleri.

Mungesa e një postimi, apo lajmërimi për rinisjen e ‘Proçesit Sportiv’ në instagramit të Ildës si dhe shfaqja e Edi Manushit i vetëm në promo duket se vërtetojnë se zërat e largimit të Bejlerit nga Top Channel që kanë qarkulluar së fundmi, mund të jenë të vërteta.

Gjithsesi duke qenë se nga e protagonistes nuk ka patur asnjë reagim, për momentin gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF