Në janar të këtij viti, në finalen e programit “Këndo dhe këngën time” moderatori Ardit Roshi bëri publike lidhjen me partneren Blerinën, teksa zgjodhi t’i propozojë ‘live’ në program.
Teksa pritej që hapi tjetër i dyshes të ishte martesa, duket se çifti ka vendosur t’i japi fund lidhjes. Burime për ‘Revista Story’ bëjnë me dije se Arditi dhe Blerina nuk janë më bashkë.
Dyshja ka fshirë fotot që kishin së bashku në rrjete sociale duke i shtuar kështu edhe në dyshimet se kjo marrëdhënie ka marrë fund përfundimisht.



















