Rasti i 15 vjeçares që është abuzuar nga roja i shkollës ka prekur mbarë opinion publik shqiptar. Ratsësisht këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” do të shfaqet një histori e ngjashme, që ka për protagoniste një 12 vjeçare që ka rënë pre e një abuzimi.
Lajmërimi që bëri Arbana Osmani në instagramin e saj duket se nuk është pritur fort mirë nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësimin e shfaqjes së një 12 vjeçareje në ekran, për rrëfyer dramën e jetës së saj.
Por duket se gjithçka është keqkuptuar dhe Osmani ka sqaruar nëpërmjet një postimi tjetër se vajza tani nuk është 12 vjeç por 27 dhe gjithçka në program është realizuar konfront etikës.