Ka qenë një gabim i cili në fakt, reperes nga Kosova në fakt i bëri më shumë mirë se keq, sepse ishte goxha publicitet për të. E përditëshmja britanike “Daily Mail” e ngatërroi Taynan me partneren e Tyga-s, ish-it të Kylie Jenner!
Poza pa tul a poza me tul???♀️
Tyga ishte në njërën prej protestave që kanë shpërthyer në SHBA kundër vdekjes së George Floyd, ku u fotografua me një vajzë me flokë rozë, e cila mban një maskë në fytyrë ashtu si dhe ai.
Gazeta shkruan se vajza është Tayna.
“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish-të dashurës së tij, Kylie Jenner”, thuhet në artikull. Në fakt, nuk është Tayna vajza në fjalë, por reklama, sidomos në kohët ku jetojmë dhe në botën e showbizit konsiderohet gjithmonë e mirëpritur, edhe kur vjen nga një gabim!