KreuCelebrity

Drama e familjes Floyd, vajza 6 vjecare nuk e di si vdiq i ati: “ Më mungon..”

Gianna Floyd, vajza 6 vjecare e afro-amerikanit të vdekur në duart e policisë në Minneapolis, nuk e di ende sesi ndërroi jetë i ati. E ëma s`pati zemër t`ia tregonte.

EXCLUSIVE: “I miss him.” George Floyd’s 6-year-old daughter speaks out about her dad for first time. https://t.co/bBGr4T4Es4 pic.twitter.com/d4dkj5AMEy

— Good Morning America (@GMA) June 3, 2020

Ajo di vetëm që I mungon, dhe kërkon të luajë me të, si përherë. Gianna dhe e ëma, Roxie Washington ishin në Good Morning America, dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua tek ato. Roxie rrëfeu e përlotur se kishte parë vetëm disa pjesë të videos ku oficeri i policisë peshonte me gjurin e tij mbi qafën e George.

Vogëlushja, që di vetëm se i ati vdiq ngaqë nuk merrte dot frymë, tani thotë se kur të rritet do të bëhet doktoreshë që të ndihmojë njerëzit. Vdekja e Floyd ka nxitur protestat më të dhunshme në SHBA që prej viteve 1960.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF