Protestuesit nuk pyesin, sulmojnë këngëtaren shqiptare në New York!
E la Shqipërinë në 1997-tën, pikërisht në një kohë të vështirë e të trazuar si ajo. Atëherë ishte vetëm 16 vjec, por Ermiona Lekbellon, ish-Miss Durrësi dhe këngëtare që tani nuk është më aktive në muzikë, u përball me skena që mund të të kujtojnë atë kohë. Në mesin e trazirave që kanë përfshirë dhe New Yorkun, ashtu si shumë pjesë të tjera të SHBA-së pas vdekjes së George Floyd, ajo është sulmuar nga disa protestues.
“ U sulmova dje në mes të Manhattanit nga 5 burra të zinj dhe një vajzë, ndërsa isha duke parë punën time. Nëse nuk do të ishte për një djalë në biçikletë që kaloi aty, unë ndoshta do të isha e vdekur tani sepse ata kishin thikë; erdhën rreth meje në të njëjtën kohë. I përballova sa munda, por ata ishin shumë dhe unë vetëm. Bëra raportin në komisariat dhe gjithçka është regjistruar në kamera, faleminderit Zotit për kamerat që ishin në rrugë. Ata ishin tek të njëzetat besoj. Mendoni se si atë që më bënë mua mund t`ia bëjnë kujtdo personi tjetër. Kjo është e papranueshme. Kjo shkel të gjitha të drejtat e mia si një person i lirë që mendon për punët e veta”, ka shkruar mes të tjerash ajo.