KreuCelebrity

Gëzim i madh për aktoren e njohur turke, do të bëhet nënë për herë të parë!

Është një gëzim i madh të cilin aktorja e njohur turke Ceyda Ates, nuk mund ta mbante vetëm për vete. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se do të bëhet nënë për të parën herë, duke konfirmuar kështu atë që mediat rozë në vend e kishin nuhatur dhe po e përmendnin në artikujt e tyre.

Ceyda, në muajin e tretë të shtatzanisë, nuk ka ngurruar të tregojë edhe gjininë e fëmijë: ajo dhe i shoqi biznesmen, Bugra Toplusoy, janë në pritje të një vajze!

“Duar të vogla, këmbë të vogla dhe një zemër e vogël po rritet brenda meje. Atëherë kur nuk e prisnim, na surprizoi. Po, ne do të bëhemi prindër”-tha aktorja. Gjithashtu Ceyda falenderoi ndjekësit për mesazhet e shumta. “I kam lexuar të gjithë mesazhet tuaja. Ju uroj vetëm të mira. Kam marrë dashuri nga njerëz që s’i njoh por me zemër të madhe. Faleminderit shumë. Faleminderit për komentet gjithashtu. Shpresoj që zemra juaj të jetë e mbushur me dashuri”- ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF