Më e bukura e të gjithave, aktorja, regjisorja, filantropistja dhe nëna e 6 fëmijëve festoi këtë 4 Qershor 45 vjetorin e lindjes.
Ndonëse që prej vitit 2016 kur Angelina Jolie nisi procedurat e divorcit me ish-bashkëshortin Brad Pitt, nuk dimë se ç’bëhet me çështjet e zemrës së yllit të ekranit të madh, ky përvjetor e ka gjetur Jolie me shumë arsye për të festuar.
Diskrete siç së fundmi Angelina ka preferuar të shfaqet në jetën e saj private, edhe kjo ditëlindje ka kaluar pa asnjë postim në rrjete sociale, apo shfaqje në rrjete sociale për të parë se ku, si dhe me kë e kaluar Angelina Jolie 45 vjetorin e lindjes.
Askush nuk do t’i thonte jo fotove të Angelinas, ndaj le të festojmë 45 vjetorin e lindjes së saj me 45 fotot me YLL të yllit që kryeson A listën e të famshëmve botërore.



















